Aktualitet

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Arta Dade: Duhet dialog!

Shkruar nga Liberale
Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Arta Dade: Duhet dialog!

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade është shprehur se debati për Gjykatën Kushtetuese duhet të zgjidhet me dialog. Sipas saj interpretimet e ndryshme ligjore nga ana e politikës po mbajnë peng ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

"Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh", tha Dade për Ora News. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH