Showbiz

Netflix anulon serialin e animuar të Megan Markle

Shkruar nga Liberale
Netflix anulon serialin e animuar të Megan Markle

Netflix ka anuluar serialin e animuar të krijuar nga Megan Markle.  Shfaqja, e cila u njoftua vitin e kaluar, është një nga disa projekte që janë hequr nga gjigandi i transmetimit, si një përpjekje për të kufizuar shpenzimet.

Muajin e kaluar, Netflix zbuloi një rënie të ndjeshme të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi.

Kjo fshiu mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë pasi ekspertët paralajmëruan se ajo përballej me një luftë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Archeëell Productions, kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftoi vitin e kaluar se Megan do të ishte një producente ekzekutive.

Seriali ishte planifikuar të përqëndrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH