Që nga dita e nesërme do të rinisë transporti ndërqytetas i cili ishte mbyllur për shkak të koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga televizionet informative, të cilat informojnë se do të nisin punën linjat Shkodër-Tiranë, Korçë-Tiranë, si dhe Vlorë-Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri sot publik vendimin e Komisionit të Ekspertëve për hapjen e transportit publik.
Manastirliu nuk dha datë se kur do hapet transporti publik qytetas apo ndërqytetas, por u shpreh se maska do jetë e detyrueshme për ata që udhëtojnë si dhe disa masa të tjera, gjithashtu paralajmëroi se në këtë drejtim nuk do ketë asnjë tolerancë. /Gazeta Liberale