Aktualitet

Nesër 'përvëlohet' vendi, ja sa do të arrijnë temperaturat

Shkruar nga Liberale
Nesër 'përvëlohet' vendi, ja sa do të arrijnë

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotërojnë masat ajrore të thata dhe të nxehta gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimit nga SHMU, orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C;

në zonat e ulëta 18 deri 40°C;

në zonat bregdetare 21 deri 37°C.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH