Aktualitet

Nëse Putin merr pjesë në samitin e Afrikës së Jugut do arrestohet

Shkruar nga Liberale
Nëse Putin merr pjesë në samitin e Afrikës së Jugut do

Një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar pak kohë më parë për Vladimir Putin, do të privojë nga pjesëmarrja ne samitin e Afrikës së Jugut presidentin rus, i cili rrezikon të arrestohet nëse shkel në këtë vend.

Që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, ku akuzon këtë të fundit për krime lufte në Ukrainë, ai rrezikon të arrestohet nëse shkel në çdo vend që është nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Edhe pse aktualisht është e paqartë nëse Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht në samitin vjetor të Afrikës së Jugut, ekziston mundësia që ai të arrestohet në këtë vend pasi Afrika e Jugut, është vend që zbaton juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas mediave lokale, zyrtarët e Afrikës së Jugut po përpiqen të bindin presidentin rus që të mos marrë pjesë personalisht. Samiti është një takim vjetor i pesë ekonomive kryesore – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – të njohura si BRICS.

Një ish-këshilltar i Kremlinit ka parashikuar gjithashtu se Putini nuk do të fluturojë në Afrikën e Jugut për samitin, por pretendoi se kjo nuk do të ishte për shkak të kërcënimit të arrestimit të tij.

Kujtojmë se më parë Kremlini e ka injoruar këtë urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH