Pas kryeministrit të KE, Donald Tusk një deklaratë për mediat ka dhënë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron i cili tha se Shqipëria ka ende reforma për të bërë.
"Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Është bërë progres, por ende nuk është bërë ai i duhuri. Nuk janë ende të kontrolluara probleme si emigrimi psh.", tha Macron.
Ai nuk la pa përmedur që Bashkimi Europian ka edhe probleme të brendshme, por tashmë dihet që Franca bën pjesë mes tre vendeve që kanë votuar kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këtë e konfirmoi edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel në deklaratën e saj e cila ishte pro hapjes së negociatave si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Liberale