
Në një konferencë për mediat, lidei i opozitës Lulzim Basha ka folur për marrëveshjen e arritur ditën e djeshme mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
I pyetur nga gazetarët, për uljen e opozitës me Damian Gjiknurin, emri i të cilit ka dalë përgjimet e blerjes së votave në Dibër, Basha tha se s'do të ketë amnisti për sGjiknurin e Dakon.
"Detyra ime është t'iu tregoj se teza që u legjitimua Gjiknuri është e shpërndarë nga propaganda e Ramës, pre e së cilës mund të ketë rënë ndonjë naiv. Shqipëria do të ndryshojë përmes të njëjtave mekanizmave në Evropë: zbatimi i ligjit. Në kushtet e Bundestagut është fillimi i ndjekjes penale, kundër blerjes së votave, kusht i përforcuar me arrestimin. Nuk ka për të pasur amnisti as për Gjiknurin, as për Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shit-blerjen e votave. Dërgimi i tyre aty ku e kanë vendin është përparësi. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës", tha Basha./Gazeta Liberale