Vlerësimit i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ka ndryshuar këtë viti i ri shkollor. Model i ri i cili ka nisur të aplikohet lehtëson mësuesit nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënësit.
Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame“, Arjana Maçi ka sqaruar se nëpërmjet këtij modeli të ri, mësuesi ka të drejtë të vlerësojë nxënësin kur ai bindet plotësisht për arritjet e tij. Çdo klasë ka regjistrin e saj dhe për çdo periudhë 3 mujore duhet të bëhen 3 vlerësime.
Ky ndryshim në paketën e vlerësimit parashikon edhe heqjen e testeve në fund të vitit për një pjesë të lëndëve dytësore. Punët e portofolit do të vlerësohen vetëm një herë në vit duke mënjanuar detyra për çdo 3 mujor.