Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese, reagon Meta: T'i jepet fund çdo marrëzie

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet kushtetuese, reagon Meta: T'i jepet fund çdo

Teksa mazhoranca insiston për ndryshimin e Kushtetutës së vendit duke hapur listat për deputetë dhe për pasojë duke hequr koalicionet, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë.

Në këtë listë, Meta përfshin Myslim Murrizin, Rudina Hajdarin dhe Lefter Kokën, të cilët ishin në Parlament edhe më herët.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit thekson se është koha t'i jepet fund marrëzive, sepse e alternativa e vetme është e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t'i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! ??

SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! ????

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH