Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid infermierja e maternitetit të Elbasanit

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë nga Covid infermierja e maternitetit të Elbasanit

Ndërron jetë infermierja e maternitetit të Elbasanit. Mësohet se ajo është Majlinda Sulkuqi, 50 vjeç.

Ajo luftoi për dy javë me sëmundjen, por nuk arriti dot ta fitojë betejën me infeksionin.

Infermierja Majlinda dhe bashkëshorti i saj u infektuan gjatë kryerjes së detyrës në Spitalin e Elbasanit, por fatmirësisht bashkëshorti mundi ta kalojë dhe ajo jo.

Në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 16 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH