Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-Presidenti, Bujar Nishani

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta ish-Presidenti, Bujar Nishani

Ndahet nga jeta ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shtruar prej ditësh në gjendje të rëndë, në Gjermani.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i la në organizëm.

Nishani u shtrua pak ditë më parë në Senatorium, por pas rehabilitimit, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë por, më pas, ajo u përkeqësua dhe më 23 prill, u nis drejt Gjermanisë për mjekim më të specializuar.

Nishani ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës (2012-2017). Më herët, nën qeverisjen e PD-së, ai ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH