Aktualitet

Ndarja nga jeta e Velos, Meta: Zëri kritik do t'i mungojë interesit..

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e Velos, Meta: Zëri kritik do t'i mungojë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se zëri kritik do t;i mungojë mbrojtjes së interesit pubik, në këtë periudhë të brishtë demokratike.

"Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.

Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!

Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t'i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike", shkruan Meta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH