Aktualitet

Najada Çomo: Në rritje numri i të shtruarve në grupmoshat e reja, kryesisht të pavaksinuar

Shkruar nga Liberale
Najada Çomo: Në rritje numri i të shtruarve në grupmoshat

Rreth dy vite nga pandemia e Covid-19, Shqipëria po shënon pikun e saj, për sa i përket numrit të të infektuarve për 24 orë.

Gazetarja Nisida Tufa, sjell përmes emisionit ‘Kjo Javë’, në News24, pamje nga ambientet brenda spitalit Infektiv, aty ku trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19.

Rrugëtimin brenda Spitalit Infektiv, na shoqëron drejtoresha e këtij spitali, Najada Como.

“Kemi një fluks rastesh që janë në gjendje stacionare, me një numër pacientësh rreth 130, që ndodhen në spitalet Covid 1 dhe Covid 3. Është një trend, i përditshëm me rreth 20 pacientë, që kërkojnë ndihmë mjekësore. Numri i të shtruarve në spital është e grupmoshave të ndryshme, duke nisur nga mosha 18 deri mbi 90 vjeçare. Për virusin që flitet aktualisht është Omicron, por janë edhe të infektuar të Deltës, edhe pse nuk i bëjmë të gjitha tamponët për të evidentuar specifikisht Delta apo Omicron.” tha Çomo ndërsa theksoi se krahasuar me vitin e kaluar situata në spital është më e lehtësuar.

“Krahasuar me vitin e kaluar situata është më e lehtësuar, sepse është vaksina që e ka kaluar, po bën gati vitin, ka një pjesë popullate të vaksinuar. Por do gjykoja se nëse do kishim një popullatë edhe më shumë të vaksinuar, absolutisht numri i personave të ardhur, për të kërkuar për të qëndruar të shtruar, në spital me Covid do ishte më i pakët”, u shpreh Çomo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH