Aktualitet

Murrizi: Flisni me kode, Kushtetutën e keni bërë shoshë

Shkruar nga Liberale
Murrizi: Flisni me kode, Kushtetutën e keni bërë shoshë

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi nga salla e Kuvendit theksoi se e gjithë politika shqiptare ka një hall sipas tij të përbashkët për reformën zgjedhore.

“Lutje me zemër në dorë e Damianit për lojërat e vjetër që “hajde të ruajmë këtë që kemi”. Për fjalët me kode jeni bërë shejtanër, dmth “mos hajde” që të ngeli ky që është, ju e keni bërë Kushtetutën shoshë. Në 30 vite shqiptarët dolën rrugëve që themelet e shtetit të drejtës të ishte vota e lirë, keni hallin e përbashkët po ju hyn ujë nga poshtë. Ndërkombëtarët së fundi besoj të jenë zgjuar për t’ja u parë në kokërr të syrit pazaret që në emër të mos-prekjes së Kushtetutës të mbani me zor karriget tuaja pa qene të votuar prej shqiptarëve”, tha Murrizi. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH