Ministria e Shëndetësië bëri me dije sot se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë.
Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini tha se aktualisht 68 % e tyre janë shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID 19. Zonat me më shumë raste aktive janë Tirana me 93 raste dhe Kruja me 87. /Gazeta Liberale