Aktualitet

Moti me diell por ulen temperaturat

Shkruar nga Liberale
Moti me diell por ulen temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash pa shkaktuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH