Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime dhe temperatura të ulëta, reshje shiu gjatë javës

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjellime dhe temperatura të ulëta, reshje shiu

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Sot parashikohet mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH