Aktualitet

MOTI I DITËS/ Gushti nis me temperatura të larta

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS/ Gushti nis me temperatura të larta

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës pritet të jetë mes kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të Shqipërisë. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  2 –3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH