Kryesore

Mos-certifikimi i listave, Vjosa Osmani: Vendim i paprecedentë

               Publikuar në : 19:48 - 23/01/21 liberale

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të shtunën përmes një video-mesazhi në Facebook vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos-certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të disa prej partive kryesore të vendit.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve për të ruajtur qetësinë, Osmani foli për “agjenda partiake” nga ana e anëtarëve të KQZ-së dhe u kërkoi këtyre të fundit “të mos abuzojnë” me Komisionin pasi në të kundërtën do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ-në për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ-së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor,” – tha Osmani gjatë konferencës, ku në tërësi vëmendjen kryesore e pati për punën vjetore të prokurorëve.

Presidentja në detyrë e Kosovës e konsideroi të papranueshme vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar disa prej listave të kandidatëve duke shtuar se paralelisht ka pasur presione politike.

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre,” – u shpreh Osmani duke kujtuar se anëtarët e KQZ-së janë betuar të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme.

KQZ vendosi të premten të mos miratonte listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo me argumentin se në to përfshiheshin persona të dënuar me vendim të prerë tre vitet e fundit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back