Showbiz

Molla e zezë, "diamanti" që rritet në malet e Tibetit

Shkruar nga Liberale

A keni dëgjuar ndonjëherë për mollët e zeza? Ato janë një varietet i rrallë nga familja e mollëve “Hua Niu”. Quhen të zeza, por nuk janë saktësisht të zeza, pasi kanë një nuancë ngjyrë vjollcë.

Mollët unike, të cilat quhen "diamanti i zi" rriten në Nyingchi, një qytet i vogël në malet e Tibetit, (një nga rajonet e pavarura të Kinës), ku marrin shumë dritë ultravjollcë gjatë ditës. Ndërkohë që temperatura luhatet në mënyrë drastike gjatë natës, duke bërë që lëkura të marrë një ngjyrë të errët. Pjesa e brendshme e mollës është njëlloj si e çdo molle tjetër.

[caption id="attachment_1253285" align="aligncenter" width="600"] Molla e zezë e Arkansas[/caption]

Mollët e zeza gjithashtu mund t’i gjeni në SHBA, edhe pse kanë ngjyrë pak më të hapur. Ato quhen Arkansas Black. Këto mollë vilen në përiudhën e vjeshtës, ashtu si të gjitha mollët e tjera, por në këtë periudhë ka një shije të athët. Ato duhet të ruhen për disa muaj, deri sa të marrin një shije të ëmbël dhe të bëhen më të buta. /Përgatiti Liberale.al

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH