Moderatori i emisionit “Këndo këngën time”, Ardit Roshi ka surprizuar jo vetëm shikuesit dhe publikun në sallë, por edhe partneren e tij, Blerina Bajko, vajzës së Agim Bajkos.
Para mbylljes së emisionit, ai ka ftuar partneren në skenë dhe i ka bërë surprizën emocionuese.
“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar me këtë program. Blerina eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. Mirëmbrëma e di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot kështu që vetëm më dëgjo. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë,”- i tha ai përpara se të nxirrte unazën.
Ai u ul në gjunjë në mes të skenës dhe më pas i vuri unazën në gisht bashkëshortes së tij të ardhshme. Blerina pranoi propozimin dhe çifti i thanë “të dua” njëri-tjetrit./Gazeta Liberale
https://www.instagram.com/p/B7HUrRMAr4M/?utm_source=ig_web_copy_link