Aktualitet

Mjekja psikiatre: Vajzat e nëna e familjes Josifi kanë vuajtur nga...

Shkruar nga Liberale
Mjekja psikiatre: Vajzat e nëna e familjes Josifi kanë vuajtur nga...

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të nënës me dy vajzat në Kombinat, që çoi në vdekjen e dy prej tyre.

Mjekja e njohur tha se të tria kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe se kemi të bëjmë me një psikozë familjare që ka startuar herët. Rreli theksoi se mjedisi i mbyllur e ka amplifikuar këtë mendim duke e shndërruar në diçka normale.

“Të tria mendoj se kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Situata ka degraduar kaq shumë sa ka çuar në një fund që është jo vetëm kaq tragjik por dhe shumë bizar, ka dhe çudinë, egërsinë dhe paradoksalitetin. Mendoj që kemi të bëjmë me një psikozë familjare e cila duket se ka startuar herët. Vdekja e babait është një indikator që të çon brenda asaj që brenda psikozës së kësaj familje ka qenë dhe vetëvrasja.

Nuk e di se sa ndikim mund të ketë pasur bindja e tyre fetare por gjithë ky lloj paradoksaliteti dhe absurditeti në këtë ngjarje mendoj se ka pasur një psikozë që ka pararendur nga një nga anëtarët e familjes. Duke qenë se mjedisi i tyre ka qenë i mbyllur ka qenë si një enë me presion dhe është amplifikuar ky mendim dhe fillon besohet si një gjë normale”, deklaroi psikiatrja e njohur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH