1

Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin

               Publikuar në : 14:57 - 21/11/20 liberale

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe më jetëgjatë në showbiz.

Prej 13 vitesh ata janë bashkë, kanë krijuar familjen e tyre dhe janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit.

Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back