Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha për Euronews Albania, se java do të nisë me mot të kthjellët, përveç disa reshjeve të pakta në zonat malore.
Temperaturat do të vijojnë të jenë në rritje. Ditën e sotme vlerat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius, ndërsa pritet që mesi i javës të shënojë temperatura deri në 40 gradë Celcius.
Osmani solli në vëmendje shmangien e orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 14:00.
“Këto vlera të larta do të shoqërohen edhe me prezencë të lagështirës duke bërë që të ndihen edhe më shumë vlerat termike gjatë kësaj jave në territorin shqiptar”, – u shpreh meteorologu Osmani, ndërsa theksoi se muaji do të mbyllet me temperatura të larta e kryesisht me mot të kthjellët.