Aktualitet

Meta sulmon Ramën: Në Vlorë do të më ketë 24 orë në 24

Shkruar nga Liberale
Meta sulmon Ramën: Në Vlorë do të më ketë 24

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit, i cili ka thënë se Meta gjendet në Vlorë për të bërë fushatë e takohet me subjekte të OFL-së.

Meta theksoi se në Vlorë do të ndodhet deri më 26 prill, për të garantuar vota të lira e të ndershme. Po ashtu, ai shtoi se ditën e djeshme në një takim me gazetarë, ka ftuar deputetin Damian Gjiknuri, por sipas tij, ky i fundit e ka refuzuar ftesën.

“Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për t’ia trajtuar në spitalin e saj psikiatrik, nuk është ky shqetësimi, por shqetësimi është të paralajmëroj Damianin që keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gazetarët e Vlorës, ku u ftua të ishte pjesë për të diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Vlorë. Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit, të cilën ua kam thënë para disa a ditësh dhe do ua them në Vlorë, më 25 prill në Vlorë, ku shqiptarët të tregojnë ai do të tregojë kartelën. Por Damiani s’ka kartë mjekësore të tillë. Kështu të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit. Në Vlorë do të jem nga sot deri më 25 prill. Do të jem ditën dhe natën, siç kam ftuar edhe mbrëmë Damianin, ftoj dhe Edi Ramën nëse ka shqetësim apo merak, këtu më ka mua, për të mbrojtur zgjedhjet e lira. Kujton tërmeti që në Vlorë do të bëjë ato ç’kanë bërë në Dibër dhe Shijak, zot na ruaj se Vlora bën Fora dhe dora e Vlorës është e pa mëshirshme”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH