Aktualitet

Meta: Opozita ka mbi 90 mandate, ditën e zgjedhjeve do jem në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Meta: Opozita ka mbi 90 mandate, ditën e zgjedhjeve do jem në

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të të dhënave të qytetarëve. Meta e cilësoi si krim publikimin e të dhënave dhe i bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë sipas tij aferë.

Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave. Meta deklaroi se opozita fiton 90 mandate, e shtoi se sondazhet janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

“Unë i biri i Rexhep Metës, unë e kam bërë zgjedhjen time, jam me Shqipërinë, shqiptarët. Duan të na mbushin mendjen që sondazhet, janë aty, atëherë meqenëse presidentet e vendeve të tjera flasin për sondazhet, të gjitha pa diskutim janë blerë nga Edi Rama. Opozita ka 90 mandate. Vlora do ia bëj fora, do të jem atje në numërimin e votave dhe do kem në vëzhgim komisionarët e opozitës, janë të gatshëm të japin jetën. Kudo në gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet, jeta intime e qytetarëve shqiptarë, është prekur ai, kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë. Por patronazhsitët të dalin atje se me ca dalin politikanët, gjyqtarët, kjo nuk shkon. Do të këtë fakte se si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të caktuar të opzoitës, për të bërë gjasme opozitë.

Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Marshimi i 2 marsit më 25 prill, do të jetë atje. Do të kemi zhvillime. Mosveprimi në kohë i Prokurorisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë E dimë se ca ndodhi nga zvarritja e hetimeve që kanë mbajtur peng Shqipërinë, është skandaloze nëse drejtësia nuk vepron. Shpresoj të veprojë dhe do të kemi konferenca shtypi çdo dy tre orë. I themi qytetarëve që për faktet, jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua kush ishte patronazhisti i kryeministrit tonë, se është çmendur Ilir Meta se sheh armiq kudo”, tha Meta.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH