Aktualitet

Meta në Laç: Do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta

Shkruar nga Liberale
Meta në Laç: Do të kërkoj zyrtarisht që të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve Presidenti Meta i siguroi ata se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë. Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH