Aktualitet

Meta ktheu "antishpifjen", Balla: Do e rrëzojmë në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Meta ktheu "antishpifjen", Balla: Do e rrëzojmë në

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklarua se Kuvendi do të rrëzojë presidentin Ilir Meta për paketën "antishpifje".

Balla u shpreh se vendimi i presidentit Meta për ta kthyer mbrapsht në Kuvend "antishpifjen", erdhi pas urdhrit të kreut të PD, Lulzim Basha.

"Presidenti Ilir Meta pas urdhrit të Lulzim Bashës ktheu mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet komponentë të betejës së parë me shpifjen. Legjislacioni shqiptar duhet përmirësuar në luftën kundër shpifjes. Shqipëria ka nderin të drejtojë OSBE, kështu që sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet parlamentit, shqyrtohen në komision dhe Meta rrëzohet në seancën e ardhshme", tha Balla./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH