Presidenti Ilir Meta nis konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla të siguruar, kreu i shtetit fton kreun e PS-së Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në institucionin e presidencës, ditën e premte ora 11:00.
Meta po ashtu i është drejtuar edhe sekretarit të përgjithshëm të PS, Gazmend Bardhi, ku fton në takim kreun e PD-së Lulzim Basha apo persona të tjerë të autorizuar prej tij.
Takimet do të jenë veç e veç pasi Basha është ftuar në orën 12:00, një orë pas kryeministrit Edi Rama./Gazeta Liberale