Pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë, siç do të quhet tashmë LSI, Ilir Meta po zhvillon një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe se beteja politike është e domosdoshme për fatin e shoqërisë shqiptare.
"Dua të falënderoj gjithë intelektualët si Agim Nesho e të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik. Aleati më i madh i kësaj kriprokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve.
Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani nuk e kemi më atë kostumit që na sillte atë pyetjen: a i lejohet presidentit të bëjë gjëra të tilla? Armiku kryesor i demokracisë është korrupsioni dhe është pikërisht ky që e ka rënduar situatën e çdo shtetari", tha Meta.
Kujtojmë se Monika Kryemadhi u dorëhoq nga drejtimi i LSI që mori emrin e ri ‘Partia e Lirisë’. Meta mori detyrën deri në zgjedhjen e kryetarit.
Meta ka theksuar edhe më herët se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit.