Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin.
Deputeti socialist është shprehur jashtë dyerve të Kuvendit se “nuk ka asnjë shans që presidenti të shpërndajë parlamentin”.
Ndërkohë më herët Meta u shpreh se "Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion rrezohet, presidenti përsëri shkarkohet por jo GJK. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale duhet ti bëj të qartë se në fund fare kjo është kushtetutë që mbron popullin dhe do jetë detyra e presidentit që ti tregojë vendin kësaj bande uzurpatore”. /Gazeta Liberale