Aktualitet

Meta: Asnjë i sëmurë mendor mos mendojë se mund të më...

Shkruar nga Liberale
Meta: Asnjë i sëmurë mendor mos mendojë se mund të

Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp nga presidenca për ligjin organik për Presidentin që Kuvendi do të trajtojë së shpejti në Komisionin e Ligjeve.

Ky ligj do të trajtojë disa problematika që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit, por Meta thotë se di vetëm Kushtetutën dhe jo ato që bën mazhoranca.

Madje ai i ka dërguar dhe një mesazh të prerë mazhorancës se asnjë i marrosur apo i sëmurë mendor nuk mund ta frikësojë.

"Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. ASnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit.", tha Meta.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH