Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë që të shtojë testimet dhe të miratojë pa vonesë një plan koordinimi të qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit
. Po ashtu, kreu i vendit i vendit i bën apel qeverisë që të rimbursojë shpenzimevet, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, apo të atyre që janë me dnihmë ekonomike.
“Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.
Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.
I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve,” shkruan Meta.