Globi

Mësuesit iu pre koka pasi iu tregoi karikaturat nxënësve, dënohen me burg 6 adoleshentë

Shkruar nga Liberale
Mësuesit iu pre koka pasi iu tregoi karikaturat nxënësve,

Një gjykatë franceze dënoi të premten gjashtë adoleshentë në lidhje me prerjen e kokës në vitin 2020 të mësuesit të historisë, Samuel Paty, vrasja e të cilit tronditi mbarë vendin dhe opinionin publik.

Mësuesi u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e profetit Muhamed në një klasë mbi lirinë e shprehjes, duke zemëruar disa prindër myslimanë. Shumica e muslimanëve shmangin paraqitjet e profetëve, duke i konsideruar ata si blasfemi.

Në mesin e atyre në gjyq ishte një vajzë adoleshente, e cila dyshohet se u kishte thënë prindërve të saj se Paty u kishte kërkuar nxënësve myslimanë të largoheshin nga dhoma përpara se të tregonin karikaturat.

Gjykata e shpalli fajtore për akuza të rreme dhe komente shpifëse, pasi u vërtetua se ajo nuk ishte në klasë në atë kohë.

Adoleshentët e tjerë u shpallën fajtorë për akuzat për pjesëmarrje në një komplot kriminal të paramenduar dhe ndihmë në përgatitjen e një prite.

Poll
SHQIPENGLISH