Showbiz

Mesazhi "i turpit" nuk ka për të ngelur më aty/ Aplikacioni Whatsapp ka një opsion të ri për ju

Shkruar nga Liberale
Mesazhi "i turpit" nuk ka për të ngelur më aty/

Për të gjithë ju që keni dërguar një mesazh gabim drejt një personi në Whatsapp, ose keni dërguar një mesazh që nuk duhet ta lexojë i gjithë grupi ku jeni pjesë, aplikacioni ka një opsion të ri për ju.

Në fakt, deri më tani e keni pasur mundësinë që t'i fshini mesazhet me "Delete for Everyone", por me siguri edhe ju si ne, ka pasur raste kur keni shtypur "Delete for Me" padashje dhe mesazhi "i turpit" ka mbetur aty për ta parë të gjithë.

Tashmë Whatsapp ka bërë të mundur që ta korrigjoni këtë veprim të tmerrshëm dhe me përmirësimin e ri, nëse klikoni "Delete for Me", do ju dalë edhe opsioni "Undo", që mund të lejojë që ta ktheni veprimin pas dhe të mos pendoheni, duke shtypur të duhurin, "Delete for Everyone".

Pra mund të themi: thjesht, bukur saktë, një opsion i vogël, por shumë i domosdoshëm dhe "shpëtues jete".

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH