Aktualitet

Mes tyre një vajzë, dalin fotot e të arrestuarëve që shpërndanin ekstazi në Tiranë, hiqeshin si pushues nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Mes tyre një vajzë, dalin fotot e të arrestuarëve që

Policia e Tiranës vuri në pranga 5 të rinj, si rezultat i operacionit “Punisher 2”, si dhe u sekuestruan 11300 tableta ekstazi.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1378066,1378062,1378063,1378064,1378065"]

Droga sintetike e sekuestruar vinte nga Kosova drejt Tiranës e më pas shpërndahej kryesisht në qytetet bregdetare.

Trafikantët hiqeshin si pushues nga Kosova dhe udhëtonin drejt Shqipërisë me linja të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Gjithashtu Policia e Tiranës bëri me dije se shtetasit e arrestuar u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH