Showbiz

"Mendoj se është i nxituar, sepse...", ish-banorja e BBV2 kundër lidhjes Kiara-Luiz?

Shkruar nga Liberale
"Mendoj se është i nxituar, sepse...", ish-banorja e BBV2

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Diola Dosti ndërsa ka qenë e ftuar në “Breaking” ka folur në lidhje me çiftin Kiara Luiz, ndërsa e ka quajtur nisjen e marrëdhënies së tyre si të nxituar.

Ajo tregoi se nuk është takuar me asnjë banor që pas përfundimit të BBV2, dhe se ndër këto as me Nitën, që krijoi një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë e kam thënë, mendoj se është i nxituar, sepse kam përshtypjen që një çift duhet të njihen shumë më shumë me njëri-tjetrin. Mbase shumë shoqëri që nisën aty, jashtë nuk kanë vijuar dhe ky është një indikator që tregon që jo çdo gjë që ndodh aty është reale. Njerëzit kanë shumë ngjyra dhe unë mendoj që partnerët duhet t’i njohin të gjithë “ngjyrat” e njëri tjetrit”, tha ndër të tjera Diola për çiftin e shumëpërfolur Kiara-Luiz.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH