Pas gjetjes pa jetë në qeli të Andon Mëhillajt, ka ardhur reagimi i familjes së tij. Ata kanë hedhur dyshime të forta se i riu nga Vlora mund të jetë helmuar në burg.
Gjithashtu, lajmi për vdekjen e Mëhillajt ka shkaktuar edhe një revoltë tek të burgosurit dhe ata që e njihnin nga afër.
Mëhillaj njihet si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë. 44-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda./Gazeta Liberale