Policia e Shtetit, pas hetimeve të SPAK, po organizon një megaoperacion, me qendër në Fushë-Krujë.
Policia prej disa orësh raportohet se ka ‘blinduar’ Fushë Kuqen.
Mësohet se fillimisht është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si baroni i Fushë-Kuqes.
Gëzim Çela, banues në Kurbin, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, është një nga tre personat, që Operacioni Forca e Ligjit i kishte dërguar tre vite më parë formularin e vetë-deklarimit të pasurisë. Gëzim Çela ishte i dënuar në mungesë me 20 vite burg.
Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë.
Nga aksioni raportohet se janë prangosur edhe oficerë policie, të dyshuar se kanë pasur lidhje me botën e krimit. Në pranga ka rënë drejtuesi i një komisariati në vend.
Operacioni për prangosjen e po zhvillohet edhe në Tiranë, Krujë, Durrës dhe Vlorë.
Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një deklaratë mbi operacionin.