
"Daily Mail" ka konfirmuar se, këngëtarja Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër.
Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Küsnach afër Cyrihut.
Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.
Përfaqësuesit e saj konfirmuan për DailyMail se "Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it vdiq nga shkaqe natyrale".
Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës”.