Aktualitet

“Më ngacmoi sek*ualisht”, shtetësja franceze denoncon në polici shoferin e taksisë në Tiranë, 28 vjeçari identifikohet dhe shoqërohet në komisariat

Shkruar nga Liberale
“Më ngacmoi sek*ualisht”, shtetësja franceze denoncon

Një shofer taksie në Tiranë është shoqëruar në polici, pas akuzave të një shtetaseje franceze për ngacmim seksualisht, gjatë itinerarit që ajo kishte kërkuar shërbimin e taksisë.

Policia bën me dije se shoferi i përkiste një kompanie private taksishë, dhe gjatë rrugës ka ngacmuar seksualisht turisten franceze. Kjo e fundi ka njoftuar kompaninë në mes të itinerarit, dhe ka kërkuar një taksi tjetër.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasja franceze, më datë 04.09.2023, ka udhëtuar me një automjet taksi të një kompanie që ofron shërbim taksi, dhe në mes të rrugës i ka kërkuar kompanisë, një automjet tjetër, po të kësaj kompanie, me pretendimin se drejtuesi i automjetit po e ngacmonte seksualisht. Kompania i ka vënë në dispozicion një tjetër automjet të kompanisë dhe turistja franceze është larguar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë drejtuesi i taksisë shtetasi E.C, 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Pas kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e tij është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i 28 vjeçarit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH