Aktualitet

Më 20 shtator Rama do drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, i pranishëm edhe Zelensky

Shkruar nga Liberale
Më 20 shtator Rama do drejtojë mbledhjen e Këshillit të

Një nga mbledhjet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB, që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, është ajo për Ukrainën, me debate të hapura. Ambasadori ynë në OKB, Feri Hoxha, konfirmon se i pranishëm për herë të parë do të jetë edhe Zelenksy.

Zelensky do të jetë aty, më 20 shtator kur kryeministri i vendit Edi Rama, do të drejtojë mbledhjen e hapur të Këshillit të Sigurimit në OKB, një mundësi për samit të vërtetë mbi Ukrainën, çka nuk ka ndodhur që nga fillimi i luftës, sipas United Nations, ku janë renditur prioritetet e prioritetet e presidencës shqiptare të KS.

Që nga shkurti i vitit 2022, lufta jo vetëm që ka shkatërruar jetën në Ukrainë, por ka pasur edhe pasoja të shumta negative për vendet në rajon, arkitekturën evropiane dhe mbarë botën. Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve në lidhje me takimin e 20 shtatorit, tha se “pothuajse mund të konfirmoj” se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë, duke shënuar praninë e tij të parë në Këshillin e Sigurimit.

”Nuk ka pasur ende një takim në nivel të kryetarëve të shteteve apo qeverive për këtë temë”, theksoi ai, duke shtuar se do të përcaktohen rrugët se si mund të përfundojë kjo situatë dhe si mund të nisë një proces kuptimplotë paqeje.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH