Sport

Mbyllet derbi Tirana-Partizani, si ‘lufta dhe paqja’

Shkruar nga Liberale
Mbyllet derbi Tirana-Partizani, si ‘lufta dhe paqja’

Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit mbyllet mes tensionesh në barazim 1-1, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Të dy ekipet vinin me mungesa në këtë takim.

Tirana shënoi e para në 28’ pas një harkim në zonë nga e djathta, ku Hasani mposhti Qirkon.

Partizani barazoi në 79’! Murataj nga e majta gjen një korridor në zonë ku Keko i vetëm nuk gabon duke barazuar shifrat. Mes tensioneve, derbi mbyllet në paqe.

Me këtë barazim Partizani mbetet në vendin e dytë me 29 pikë, ndërsa Tiranan në vendin e 3-të me 22 të tilla.

Ndërkohë, stadiumi gjatë ndeshjes është mbushur shpesh me tym për shkak të tymuesve që kanë hedhur tifozët, gjë e zakonshme për derbin.

“Lufta” ka nisur që para fillimit të sfidës në “Air Albania”, me atmosferën e ndezur me koret dhe thirrjet e tifozëve të të dy ekipeve. Dhe në fund “paqja”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani. Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH