Aktualitet

Mblidhet Kryesia e PD/Kadilli sfidon Bashën: E ftoj në debat publik

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Kryesia e PD/Kadilli sfidon Bashën: E ftoj në debat publik

Kryesia e Partisë Demokratike do të miratojë sot në orën 18:00 kandidaturat për garën për Kryetarin e ri të PD-së. Janë 9 kandidatura ndërsa përballë Lulzim Bashës pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi me Ibsen Elezin nga Grupimi ‘Për PD’.

Për të marrë miratimin e kryesisë, këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë. Të gjithë kandidatët që do të marrin miratimin nga mbledhja e kryesisë sot për të vijuar garën dhe kanë kohë 12 ditë për fushatë me strukturat ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor.

Një ditë më parë, shpalli kandidaturën Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë, por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment synimin për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Kryetari kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e ka cilësuar dje garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë Kryetarin Basha me vlerat.

Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-Ministres së Jashtme Edit Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi "Për PD" kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH