Pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Malit të Zi, kryeministri Edi Rama tha se me këtë shtet Shqipëria është më shumë se fqinj.
“Edhe një herë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohtësinë mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsëris këtu atë që thash gjatë mbledhjes. Shqipëria dhe Mal i Zi janë më shumë se sa fqinj.”, tha Rama në deklaratën për shtyp.
Kryeministri ndodhet sot në Podgoricë, ku po mbahet mbledhja e dy qeverive.
Axhenda e plotë:
10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.
10:45. – Nisja e seancës së përbashkët
(Kameramanët dhe fotografët mund të regjistrojnë ceremoninë e mirëseardhjes dhe fillimin e sesionit)
13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.