Aktualitet

Mbarojnë pushimet, fluks i shtuar lëvizjesh në doganën e Kakavijës

Shkruar nga Liberale
Mbarojnë pushimet, fluks i shtuar lëvizjesh në doganën e

Një fluks i shtuar lëvizje është regjistruar në Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë fundjavës, ku është vënë re trendi rritës i atyre që dalin nga territori shqiptar.

15 ditëshi i dytë i muajit gusht përkon me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të punës, por edhe largimin e pushuesve të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar disa ditë në verë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithësej 11.400 persona që kanë kaluar në Kakavijë, respektivisht 4280 në hyrje dhe 7120 në dalje.

Po ashtu mësohet se kanë kaluar 3420 mjete, nga të cilët 1176 në hyrje dhe 2244 në dalje.

Bëhet me dije se autoritetet në të dy anët e kufirit kanë punuar me sportele të shtuara, duke marrë në konsideratë fluksin e lëvizjes.

Pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Kjo ka minimizuar edhe radhët e gjata që krijoheshin në të dyja anët e kufirit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH