Showbiz

Martin Scorsese: Ju lutem, mos e shihni filmin tim në telefon

Shkruar nga Liberale
Martin Scorsese: Ju lutem, mos e shihni filmin tim në telefon

Regjisori i famshëm Martin Scorsese i ka sugjeruar publikut që të mos e shohin  filmin e tij të fundit, “The Irishman”, në telefonat e tyre.

“Do të sugjeroja që nëse shihni ndonjëherë ndonjë film timin, ose edhe filmat e tjerë, ju lutem mos i shihni në telefona, ju lutem. Ndoshta në ndonjë iPad, ndonjë iPad të madh”, tha Martin Scorsese në një intervistë me kritikun e revistës “Rolling Stone”, Peter Travers pas publikimit të filmit në Netflix

Pas tri javësh në kinema, ku vazhdon të shfaqet ende, filmi mund të shihet edhe në Netflix, ku besohet se ka arritur një shikueshmëri të lartë.

Ndërkaq në rrjete sociale ka pasur debate në lidhje me mënyrën se si mund të shihet filmi me protagonistë Robert De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci, i cili zgjat për tre orë e gjysmë.

Disa kanë publikuar foto duke e parë në një “smartwatch”, ndërsa të tjerë kanë postuar një guidë se si mund ta ndash filmin “në seri”, për t’iu përshtatur formatit të ekraneve të vegjël

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH