Aktualitet

Marrja peng e një personi në Kamzë, Policia jep detaje

Shkruar nga Liberale
Marrja peng e një personi në Kamzë, Policia jep detaje

Policia ka dhënë informacion për ngjarjen e ndodhur në Kamzë, ku një person është marrë peng pas një konflikti.

"Në Kamëz, diku rreth orës 11:44, në rrugën “London” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet, një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Teksa ngjarja mbetet ende e paqartë, konflikti dyshohet se ka lindur për çështjen e një makine.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH