Aktualitet

Marku: PD rrezikon të mbetet në opozitë edhe pas katër vitesh

               Publikuar në : 15:30 - 17/07/21 liberale

Deputeti i zgjedhur, Mark Marku gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka kritikuar aksionin dhe analizën zgjedhore të PD-së.

Ai ka deklaruar se PD është në një pikë kritike të saj dhe ka deklaruar se më këto ritme, Partia Demokratike sipas tij rrezikon që të mbetet sërish në opozitë.

“Për herë të parë në historinë e pluralizmit PD pas dy mandateve nuk arritëm të vinin në pushtet. Ky është fakt. Fakt i rëndë për ne dhe për vendin!

E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj.

Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë.

Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot.

Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi.

Duke përdorur një term të Aurel Plasarit ne jemi jashtë kohës politike gjë që po na bën ne që të rrezikojmë kohën e PD-së për 4 vite të tjera.

Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore.

Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur. Të fillojmë të mendojmë seriozisht. Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu.

Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E disfunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi.

Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet”, tha Marku.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back