Aktualitet

Manja: Hetimi për Metën do të vazhdojë, Komisioni do ketë produkt

Shkruar nga Liberale
Manja: Hetimi për Metën do të vazhdojë, Komisioni do

Në studion e emisionit “Top Talk” kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se hetimi ndaj presidentit Ilir Meta nuk ka përfunduar, por do të përmbushet brenda afateve të përcaktuara.

Ai u shpreh se ky Komision nuk do ta mbyllë punën e tij pa një produkt, sic ka ndodhur me komisionet e tjera.

"Komisioni Hetimor ka një mandat deri në datën 30 korrik të këtij viti, pra brenda këtij sesioni parlamentar, ky komision hetimor do të mblidhet. Ka qenë në pritje të administrimit të raportit final të Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Gjykatën Kushtuese. Do të mblidhemi, do të administrojmë opinionin e Venecias dhe do të kemi një diskutim shterues në Komisionin Hetimor në lidhje me kërkesën e 35 kolegëve deputet, për shkarkimin e presidentit, si në rastin e anulimit të zgjedhjeve të qershorit të 2019, po ashtu dhe të sjelljes së presidentit në raport me plotësimin e vakancave të Gjykatës Kushtetuese. Të jeni të sigurt, ky komision do të ketë një produkt të vetin. Nuk do të jetë si të gjitha komisionet që ngrihen dhe i mbaron afati pa produkt”, u shpreh Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH